Ftesa ishte dhe për opozitën, kryebashkiaku i Pukës: Garda nuk më lejoi në takimin me Ramën

Politikë

Ftesa ishte dhe për opozitën, kryebashkiaku i Pukës: Garda nuk

Rrok Dodaj, kryetari i Bashkisë së Pukës, ka njoftuar përmes një komunikimi telefonik se nuk i është lejuar të marrë pjesë në një takim zyrtar. Ai konfirmoi se kishte marrë ftesë për të qenë prezent, por garda nuk e ka lejuar të hyjë në sallë, pasi emri i tij nuk figuron në listën e pjesëmarrësve.

Disa kryetarë të Partisë Demokratike kanë deklaruar se kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në të njëjtin takim, ndërsa Partia Socialiste thekson se janë ftuar vetëm kryetarët socialistë të bashkive.

Sipas informacioneve të fundit, kryetarët Miftar Dauti Hasit dhe Albert Mylyshi i Mirditës kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve, i cili pritet të nisë në orën 11:00.

Në këtë takim janë ftuar jo vetëm kryebashkiakët që përfaqësojnë mazhorancën, por edhe ata që drejtojnë bashkitë nën siglën e opozitës.

Takimi vjen në kuadër të turit kombëtar të Partisë Socialiste “Punët për Shqipërinë”, një iniciativë që, sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania Eksiola Shehu, do të zgjasë 9 javë dhe do të fokusohet çdo javë në tema të ndryshme.

Ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen gjatë këtij turi janë:

Bashkimi Europian
Ekonomia, pagat dhe punësimi
Turizmi, kultura dhe diaspora
Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore
Ky takim i së premtes është pjesë e vijimit të konsultimeve që Rama ka nisur që prej javës së kaluar me strukturat e Partisë Socialiste, pas diskutimeve të zhvilluara edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

ME TE LEXUARAT