Fermerët një javë sfida e argëtim, Moza drejton punët, nisin aleancat dhe përçarjet

Teksa ditët i lënë vendin njëra-tjetrës, në Fermë puna nuk ndalet. Mimoza Ahmeti fermerja e preferuar e publikut, e zgjedhur mbrëmjen e së hënës, që gjatë kësaj jave ka mbajtur edhe titullin kryefermere, pas marrjes së detyrës, ka nisur menjëherë nga puna.
Kryefermerja ka angazhuar të gjithë konkurrentët duke u ndarë detyrat.
Nën atmosferën dhe energjinë pozitive që ka mbizotëruar këtë javë të parë, fermerët janë argëtuar, ku veç lojës, kanë sjellë nota humori, këngë dhe batuta.
Puna në fermë ka vazhduar me ritme intensive. Kujdesi për kafshët, gatimi dhe mirëmbajtja e ambientit shpesh janë kthyer në burim debatesh, duke treguar se presioni i izolimit po ndihet gjithnjë e më shumë.
Gjatë javës nuk kanë munguar as momentet emocionale. Disa nga banorët ndanë histori personale duke u njohur më shumë me njëri-tjetrin por dhe për të treguar një tjetër dimension në sytë e publikut.
Gjithashtu aleancat e para në “Fermën Vip”, por edhe përçarjet kanë nisur.
Gjati këtyre ditëve nuk kanë munguar diskutimet e shumta duke treguar edhe njëherë se loja pritet të jetë e fortë dhe fermerët janë gati të bëjnë gjithçka për çmimin e madh.
Një televotim i hapur që prej ditës së hënë, për të zgjedhur fermerin që publiku do të eliminojë, po mban në ankth Rafaelën dhe Xhesin.
Por kë prej tyre do të shpëtojë publiku? Cilat do të jenë sfidat që do të vënë përballë konkurrentët mbrëmjen e sotme? Këto si dhe shumë surpriza të tjera “Ferma Vip 3” do t’i zbulojë sonte në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus, në dy kanalet e dedikuara si dhe 24 orë live në platformën Youtube./vizionplus.tv


