Vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit, i kërkuar nga SPAK për trafik droge

Aktualitet

Vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit, i

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, i shpallur në kërkim nga SPAK për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve, është vetëdorëzuar në autoritetet spanjolle pas një periudhe në arrati.

Lëvizja e tij vjen në një kohë kur strukturat ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kishin shtuar presionin për kapjen e tij.

Pas dorëzimit, pritet që të nisin procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë, ku Breçani do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ky zhvillim shihet si një tjetër hap në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikut ndërkombëtar.

ME TE LEXUARAT