Kush fshihet pas vrasjes së Artan Santos? Gazetari Artan Hoxha: Autorët dhe organizatorët nuk jetojnë më

Në podcastin “Okult” me Alfred Cako, i ftuar ishte gazetari Artan Hoxha.
Ai u ndal te vrasja e bankierit Artan Santo në Tiranë 12 vite më parë, duke u shprehur se kjo mund të jetë një ngjarje me perapavijë politike.
Gazetari gjithashtu shtoi edhe se autorët dhe organizatorët e kësaj ngjarje nuk jetojnë më.
“Vrasja e njerëzve si Artan Santo, që janë kaq të rëndësishëm në botën e parasë, sigurisht që kemi të bëjmë me një komplot, nuk ishte një vrasje ordinere. Pozicioni, statusi që gëzonte Artan Santo, eksperienca që kishte krijuar, lidhjet e kontaktit, fakti që ai ishte një nga njerëzit e pakët të sistemit bankar që nuk ruhej. Nuk kishte as makinë të blinduar, kishte vetëm një shofer dhe ai shoferi ishte në moshë. Tregonte që ai kishte një siguri shumë të madhe në atë që bënte, ose të paktën këtë mendonte. Dilte nga liqeni, vraponte lirisht, dilte fundjavave. Nuk ishte një njeri që ruhej. Fakti që ai bënte këtë lloj jete, kishte një garanci. Duhet të kesh një garanci kur merresh me atë gjë.
Menjëherë pas vrasjes kanë reaguar politikanë të rëndësishëm që kemi ne. Unë di që kishte një debat shumë të madh, me Berishën në atë kohë.
Në fakt, Edi Rama reagoi në këtë status shkroi: ‘Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetët që donte jetën, që donte njerëzit, Tan Santon. 100 mijë euro kush ndihmon policinë’. Ky është statusi i Kryeministrit. Patjetër që nuk është i sinqertë. Jemi në mandatin e katërt dhe nuk është bërë e mundur… Një kryeministër, kur ka interes të zbulohet diçka, e shkul vendin. U kërkon mbështetje vendeve aleate. Gjithmonë ngjarjet me prapavijë politike nuk zbulohen, përfshirë 21 Janari, përfshirë Gërdeci, çfarë të duash ti.
Fakti që ne kaluam 12-vjetorin dhe nuk e përmendi askush, asnjë resht, asnjë fjali, miq, qoftë armiq, nuk e përmendi askush. Aty është ndodhur rastësisht një oficer rrugor. Autorët kanë qenë kaq të ftohtë në vendngjarje, të cilët pasi e kanë qëlluar, kanë hipur në motor, kanë parë policin dhe nuk e kanë qëlluar. Qoftë edhe ta plagosnin.
Jam bërë kurioz mbrapa dhe kam kërkuar për autorët. U tha që mund të ishin vrasës të huaj. Jo, janë lokalë. Të dy autorët nuk jetojnë. Madje dhe organizatorët nuk jetojnë”, tha gazetari Hoxha.


