“48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe...”/ Miri i kërkon faljes Selin dhe familjes së saj: Nuk kam ofenduar...

Showbiz

“48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe...”/

Mbrëmjen e djeshme gjatë surprizës në Prime, mamaja e Selin i ka kërkuar banores që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, së bashku me të.

“Mami të ka ndjekur non stop. Sonte duhet të vish me mamin në shtëpi, sepse deri këtu ka qenë rrugëtimi yt. Mami ka qenë dakord me çdo gjë që ka ndodhur brenda lojës, 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe, ti i përket artit, jo dy njerëzve që nuk duhet ta bëjnë këtë gjë”, u shpreh mamaja e Selinit, teksa i referohej debateve me Mirin dhe Rogertin.

Selin vendosi që të qëndronte dhe të ‘luftonte’ me të dy banorët për çmimin e madh të këtij edicioni të pestë.

Ndërkohë ditën e sotme, Miri ka shkuar dhe i ka kërkuar ndjesë për të gjithë situatën e krijuar si asaj dhe si mamasë së saj. Ai shprehet se nuk ka ofenduar, por duke qenë se është interpretuar ashtu kërkoi falje.

Gjithashtu u shpreh se nga sot e tutje nuk do të ketë më ofendime, por do të përballen vetëm për lojën.

 

 

ME TE LEXUARAT