Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, Apeli ndryshon vendimin, bashkëpunëtori dënohet me 6 vjet burg

Bota

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, Apeli ndryshon vendimin,

Dosja për ekzekutimin e Fatmir Arës ka marrë një kthesë të re, pasi Gjykata e Apelit në Torino ka shpallur fajtor një nga personat kyç të ngjarjes, që më herët ishte lënë i lirë.

Bëhet fjalë për Andrea Fagnoni, i cili në gjykimin e parë ishte shpallur i pafajshëm. Tashmë, Gjykata e Apelit e ka shpallur fajtor, duke e dënuar me 6 vite, 2 muaj e 20 ditë burg, pasi sipas saj ai ka shoqëruar me makinë autorin drejt vendit ku ndodhi krimi.

Përveç burgut, ndaj tij është vendosur edhe masë sigurie me mbikëqyrje për disa vite pas vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë, nuk ka asnjë ndryshim për autorin e vrasjes, Davide Osella Ghena, për të cilin mbetet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm. Po ashtu, është konfirmuar edhe pafajësia për motrën e tij, e cila akuzohej se kishte siguruar armën e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 shtator 2022 në zonën e San Carlo Canavese, ku Fatmir Ara u qëllua për vdekje me armë gjahu. Sipas hetimeve, në themel të krimit kanë qenë konfliktet për para, pasi shqiptari po punonte për rikonstruksionin e një prone në pronësi të autorit dhe partneres së tij.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”. Ai u gjet i vdekur më 4 shtator tw vitit 2022 në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij.

Përveç përfshirjes së tij në trafikun e drogës, Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve nga martesa e tij e parë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT