'Deputetët po kërcënohen me jetë', Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

Politikë

'Deputetët po kërcënohen me jetë', Kuvendi mbyll

Për shkak të dhunës verbale dhe fizike të deputetëve të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve në Kuvend dha kalimin direkte në votim të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.

"Edhe kur në sallën e kuvendit shqiptar deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallë, kur një deputete tjetër i thotë “nuk shkel më këtu”, kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, me këtë kusht provokim mbylljen e diskutimit dhe kalimin për votim, ju lutem ta hedhim për votim kërkesën time",- tha Balla./Shqiptarja.

ME TE LEXUARAT