Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, detyrën e merr kandidatja e PS në Lezhë në zgjedhjet e 2025

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra.
Në vendin e tij do të kalojë kandidatja e PS-së në Lezhë për 2025, Pranvera Skana.
Njoftimi:
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 01.04.2026 si më poshtë:
Këshilli i Ministrave vendosi:
– Miratimin e kërkesave, procedurave dhe standardeve për menaxhimin e mbetjeve spitalore.
Objekt i këtij vendimi është miratimi i kërkesave, procedurave dhe standardeve për menaxhimin e mbetjeve spitalore, në përputhje me sistemin për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe hierarkinë e mbetjeve, me qëllim mbrojtjen e mjedisit e tëshëndetit publik.
– Miratimin e modelit të financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të matshëm të financimit të kërkimit shkencor, i cili zbatohet për të gjitha institutet dhe njësitë e veçanta publike kërkimore, në varësi të ministrive dhe institucioneve qendrore të administratës shtetërore
– Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territoret e Bashkive: Tropojë, Gramsh, Sarandë, Kuçovë.
– Krijimin e fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale, të njohura si të tilla nga ministri përgjegjës për çështjet sociale, me vlerë të përgjithshme 210 000 000 (dyqind e dhjetë milionë) lekë, për periudhën 2026-2028, sipas produktit përkatës të parashikuar në programin buxhetor afatmesëm “Përkujdesjasociale”.
– Miratimin, në parim, të Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025.
– Përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2026 për Bashkësitë Fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tremilionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.
– Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa ndryshime në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”.
Njëherësh u miratua:
– Z. Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes./TCH


