Mjegullimi mes xhamave? Sinjali që dritaret tuaja nuk po e mbrojnë më shtëpinë

Një problem i vogël në dukje si mjegullimi ose pika uji në dritare mund të jetë sinjali i parë se dritaret tuaja nuk funksionojnë më si duhet.
Ekspertët paralajmërojnë se kur kondensimi shfaqet mes shtresave të xhamit ose qëndron gjatë në xham, kjo tregon dëmtim të vulave izoluese dhe humbje të termoizolimit.
Kjo nuk është vetëm një çështje estetike.
Dritaret që nuk izolojnë siç duhet rrisin shpenzimet për ngrohjen dhe ulin rehati në shtëpi.
Situata bëhet më serioze kur shoqërohet me myk ose ndodh çdo ditë.
Ekspertët rekomandojnë kontroll dhe zëvendësim të dritareve të dëmtuara sa më shpejt, për të shmangur kosto të larta energjie dhe probleme më të mëdha strukturore në shtëpi.


