Renditja e FIFA-s: Shqipëria zbriti, Kosova arrin nivel historik
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 21:18
Sport

Pas ndeshjeve të fundit kualifikuese për Botërorin dhe miqësoreve, Shqipëria zbriti një vend në renditjen e FIFA-s dhe renditet e 64-ta me 1388.06 pikë, duke humbur 3.58 pikë.
Ndërkohë, Kosova arriti një rekord të ri historik, duke u ngjitur në vendin e 78 me 1318.83 pikë, pavarësisht humbjes në finalen e “play-off”-it ndaj Turqisë.
Ky është niveli më i lartë që Kosova ka arritur që nga pranimi i saj në FIFA, duke shënuar një moment historik për futbollin kosovar.


