Kavajë/ Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar pas konfliktit, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori

Aktualitet

Kavajë/ Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar pas

Plagosje me armë zjarri është regjistruar në Kavajë mbrëmjen e së dielës, ku një 39-vjeçar mbeti i lënduar pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në lagjen nr. 6, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë reagimit të shpejtë, brenda pak orësh u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. M., 42 vjeç, në zonën e Durrësit.

Nga hetimet paraprake rezulton se 42-vjeçari, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj shtetasit B. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Në kuadër të operacionit u arrestua edhe një 35-vjeçar, A. Ç., i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.

Pas disa orësh kërkime, policia arriti të gjejë dhe sekuestrojë armën e zjarrit të përdorur në ngjarje, e cila ishte hedhur nga autori gjatë largimit.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT