Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat
Lajmifundit
/
9 Prill 2026, 21:35
Aktualitet

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht pas orëve të pasdites.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 21 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri ne 1 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.


