Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein: S’kam qenë kurrë e përfshirë

Bota

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein: S’kam qenë kurrë

Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, ka mohuar çdo lidhje me Jeffrey Epstein, duke u shprehur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se akuzat ndaj saj “duhet të përfundojnë sot”.

Në një deklaratë surprizë të enjten, ajo kërkoi që Kongresi të mbajë dëgjesa për mbijetuesit e trafikimit seksual të Epstein dhe mohoi thashethemet se Epstein e kishte prezantuar atë me Donald Trump, duke i quajtur “përpjekje keqdashëse për të njollosur reputacionin tim”.

Melania tha se nuk kishte qenë kurrë viktimë e Epstein dhe nuk kishte dijeni për abuzimet e tij: “Unë kurrë nuk kam pasur njohuri për abuzimet e Epstein ndaj viktimave të tij. Nuk kam qenë e përfshirë në asnjë mënyrë. Nuk kam qenë pjesëmarrëse.”

Ajo gjithashtu mohoi njohjen e Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtores së financierit të njohur, e cila është në burg. Ajo iu referua një emaili të vitit 2002 midis saj dhe Maxwell, të publikuar në dosjet e Epstein, duke e cilësuar atë thjesht “korrespondencë të rastësishme” dhe “përgjigje të sjellshme”.

Zonja Trump i bëri thirrje Kongresit që të lejojë viktimat të dëshmojnë nën betim: “Secila grua duhet të ketë ditën e saj për të treguar historinë e saj publikisht dhe dëshmia të regjistrohet në mënyrë të përhershme në Kongres. Atëherë do të dalë e vërteta.”

ME TE LEXUARAT