Kishin marrë me qera një apartament për të ushtruar prostitucion, arrestohen dy gra nga Vietnami

Aktualitet

Kishin marrë me qera një apartament për të ushtruar

Dy gra nga Vietnami janë vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Ato u arrestuan në kuadër të operacionit “Ilegal chat”.

Sipas uniformave blu, dy gratë ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”.

Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Ilegal chat”. Zbulohet një tjetër apartament i marrë me qira, për të ushtruar prositucion.

Arrestohen 2 shtetase vietnameze, të cilat, për të kryer këtë veprimtari kriminale, komunikonin me shtetas të ndryshëm, në rrjete sociale.

Në vijim të operacioneve të bazuara te puna informative, me objektiv konstatimin e ambienteve të vëna në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Ilegal chat”.

Gjatë tij, u arrestuan shtetaset vietnameze, Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe.

Ato dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”.

Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT