Konflikt mes të rinjve në Vlorë, ndërhyn efektivi i Krimeve të Rënda dhe forcat “Shqiponja”, disa të shoqëruar

Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve, duke shkaktuar tension në zonë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka ndërhyrë një efektiv i Krimeve të Rënda, i cili kanë ndërhyrë për të ndalur përshkallëzimin e situatës dhe për të vënë nën kontroll të rinjtë që po konfliktoheshin.
Më pas, në mbështetje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja” si dhe patrullat e Rendit, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.
Konflikti rrezikoi të agravonte edhe më tej, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur stabilizimin e situatës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan në përplasjen mes të rinjve


