Konflikti për radhën në poliklinikën e Shkodrës, 18-vjeçari plagos me thikë 32-vjeçarin para pacientëve

Aktualitet

Konflikti për radhën në poliklinikën e Shkodrës,

Pamjet tregojnë çastin kur Arvin Fregjaj, 18 vjeç, plagos me thikë Vildan Këpecën, 32 vjeç, brenda ambienteve të poliklinikës së Shkodrës.

Përplasja është regjistruar rreth orës 11:30 dhe, sipas hetimeve, ka nisur për motive të dobëta, të lidhura me radhën në poliklinikë.

Pas ngjarjes, policia arrestoi Arvin Fregjajn, ndërsa në pranga përfundoi edhe babai i tij, Agron Mehmetaj, i dyshuar se ka bashkëpunuar në plagosje. Ndaj 18-vjeçarit rëndojnë akuzat për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje të armës së ftohtë” dhe “prishje të qetësisë publike”. Agron Mehmetaj akuzohet për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, 41 vjeç, pas plagosjes së Vildan Këpecës mori një pistoletë me fishek në fole dhe u nis në këmbë për të gjetur autorin e dyshuar. I njoftuar në kohë, policia ndërhyri menjëherë dhe e ndaloi atë përpara se përplasja të merrte përmasa edhe më të rënda.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, 41-vjeçari u përpoq të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë. Pistoleta së bashku me municionin luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT