Kërkesat e protestuesve, Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen

Politikë

Kërkesat e protestuesve, Klosi “ia pason” opozitës:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, komentoi sot vijimin e protestës qytetare, që sot shënoi ditën e 47-të radhazi.

Duke folur lidhur me çështjen në një emision televiziv, Klosi u shpreh se një nga pakënaqësitë nuk lidhet vetëm me mazhorancën, por edhe me opozitën.

Sipas Klosit, ka mungesë të zërit opozitar dhe përfaqësimit të këtij kahu politik, gjë që sipas tij ka krijuar një vakuum në politikën shqiptare.

“Jemi dy muaj nga nisja e protestës, që nisi me flamingoit, mori dimension ekzotik. Njerëzit kërkojnë më shumë. Një nga diskutimet është ligji për zonat e mbrojtura. Të bësh fajtor Ramën dhe PS për këtë ligj, krahasuar me çfarë ka ndodhur më parë, janë mbrojtje dhe të drejta të krijuara nga ne.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka pakënaqësi. Kishte problematika të tjera, njerëz që kanë nevojë të kenë zë përfaqësimi, zë opozitar, mungesa e opozitës e krijon këtë vakum, kur protesta ishte brenda këtij dimensioni”,-tha Klosi.

ME TE LEXUARAT