Kosova njohu kartat serbe te identitetit, Rama: Ballkani Perëndimor në BE është fitore strategjike, jo bamirësi

Kosovë&Rajon

Kosova njohu kartat serbe te identitetit, Rama: Ballkani Perëndimor në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Kosova njohu kartat serbe të identitetit.

Rama është shprehur se Ballkani Perëndimor brenda BE-së nuk është bamirësi, por fitore strategjike.

“Ne mirëpresim koordinimin mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Çmontimi i strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet ta pasqyrojë këtë guxim duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është vetë një fitore strategjike për Evropën”, shkruan Rama në X.

Qeveria e Kosovës ka pranuar të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe- hapa këto që i zbusin pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe për automjetet, që hyn në fuqi në 15 mars.

Sipas legjislacionit në fjalë, personat që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës, do të duhet të marrin leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në rrugët e vendit për më shumë se tre muaj, ose në bazë të autorizimit./ORA

ME TE LEXUARAT