“Rama dhe Balluku nuk përfaqësojnë PS”/ Komente pozitive në rrjet për Spiropalin: Heroina e shqiptarisë tregove që..

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, është një nga emrat që gëzon respekt dhe në rrjetet sociale, ku në ditën e verës, komentet për të kanë qenë pozitive.
Vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria shihet nga mbështetësit e saj në rrjetin social facebook, si i gabuar pasi sipas tyre, Rama dhe Balluku nuk përfaqësojnë më Partinë Socialiste.
Në komentet që vërehen në faqen zyrtare të ish-ministres së jashtme Elisa Spiropali, shihet një solidaritet me qëndrimin që mbajti deputetja në seancën e fundit në Kuvend ku nuk ju bashkua maskaradës së mazhorancës e cila votoi në unanimitet për të mos i hequr mandatin ish-zv/kryeministres së marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku.
“Heroina e shqiptarisë tregove që s’të trembet syri, mos u tërhiq nga bindjet e tua. Rama dhe Balluku nuk përfaqësojnë PS”, janë disa nga komentet që shkruhen në postimin e Spiropalit ku uron shqiptarët për Ditën e Verës./Ballkan


