Për një minutë bënë kërdinë! Hajdutët ‘pushtojnë’ dyqanin e bizhuterive, 1.4 mln dollarë dëm...(VIDEO)

Bota

Për një minutë bënë kërdinë! Hajdutët

Një grabitje spektakolare ndodhi në qershor 2025 në Fremont, Kaliforni, ku rreth 20 persona të maskuar hynë me forcë në dyqanin e bizhuterive “Kumar” dhe morën mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda pak sekondash.

Sipas pamjeve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, grabitësit përdorën çekiçë për të thyer vitrinat dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, duke u larguar shpejt me automjetet që i prisnin jashtë.

Autoritetet e përshkruan ngjarjen si një “vjedhje në stil mafioz”. Hetimet u vështirësuan nga fakti se automjetet e përdorura për arratisje ishin të vjedhura, duke e bërë të vështirë gjurmimin e autorëve përmes kamerave të sigurisë.

Megjithatë, një patrullë policie ndaloi një prej makinave që kishte shkelur rregullat e qarkullimit, duke rezultuar në arrestimin e katër të rinjve, të moshës 19 deri në 20 vjeç, ndërsa dy prej tyre u liruan më vonë pasi çështja nuk ishte dërguar ende në gjykatë.

ME TE LEXUARAT