Dialogu me Serbinë dhe integrimi në BE, Kurti pret të shtunën të dërguarin e posaçëm të Brukselit Peter Sorensen
Lajmifundit
/
13 Mars 2026, 22:54
Kosovë&Rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Takimi do të mbahet nesër në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 08:30, kurse, pas takimit, do të ketë deklarim për media.
Përndryshe, raporti për strategjinë e zgjerimit nga Parlamenti Evropian konfirmon se përparimi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian mbetet i lidhur ngushtë me dialogun me Serbinë./Tema


