Lideri i Hezbollahut: Jemi gati për një luftë të gjatë, kërcënimet izraelite nuk na trembin

Bota

Lideri i Hezbollahut: Jemi gati për një luftë të gjatë,

Udhëheqësi i Hezbollahut, organizatës ushtarake të mbështetur nga Irani në Liban, ka këmbëngulur se grupi është gati për një luftë të zgjatur me Izraelin.

“Ne jemi përgatitur për një konfrontim të gjatë me Izraelin dhe ata do të habiten në terren. Kërcënimet e armikut nuk na trembin”, tha Naim Qassem.

Ai gjithashtu i përshkroi kërcënimet izraelite për ta vrarë si të pavlera.

“Përfshirja jonë në konflikt në këtë kohë synon dobësimin e pozicionit të Izraelit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje më e mirë”, shtoi Qassem.

Sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër përveçse rezistencës teksa theksoi se në të kundër Libani do të përballet me zhdukje.

Më parë, Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se kishin vrarë 380 “terroristë” të Hezbollahut në më shumë se 1,100 sulme që synonin grupin që nga 2 marsi./Tema

ME TE LEXUARAT