Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare

Është publikuar në Fletorja Zyrtare vendimi i Kuvendi i Shqipërisë për rrëzimin e kërkesës së SPAK lidhur me çështjen “Balluku”.
Vendimi, i miratuar me 82 vota pro më 12 mars, hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Kuvendi i dha “jo”-në përfundimtare kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, përmes zëvendësimit të masës së sigurimit personal.
Në dokumentin zyrtar thuhet:
“Kuvendi i Shqipërisë vendosi: Mosmiratimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”
Vendimi është firmosur nga kryetari Niko Peleshi dhe është mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës, Kodin e Procedurës Penale dhe Rregulloren e Kuvendit./Shqip


