FOTO/ Stenaldo i buzëqeshur pas daljes nga gara e BBV, del krah Luizit: Shumë i lumtur që...

Mbrëmjen e djeshme, Stenaldo Mëhilli u largua përfundimisht nga gara dhe shtëpia e “Big Brother Vip Albania 5”, pasi u përball kokë më kokë në nominim me Mateon.
Pas daljes nga shtëpia e më e famshme në Shqipëri, ish-banori ka postuar një foto në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ku ka dalë krah Luiz Ejllit, ish-fitues i “Big Brother VIP 2”.

Krahë fotos, ku kanë dalë të dy të buzëqeshur, Stenaldo ka shkruar: “Faleminderit për suportin! Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”.
Ndoshta me sa duket, një miqësi e re po lind mes dyshes, ish-konkurrentëve të “Big Brother”.
Kujtojmë se Stenaldo fitoi zemrat e shumë ndjekësve të spektaklit gjatë kohës si banor atje./BBVA5


