Alarmante, “Lufra" dhe "Erzeni" shitën qumësht me aflatoksinë", Braçe nxjerr faktet dhe SMS e fermerëve në Kuvend

Aktualitet

Alarmante, “Lufra" dhe "Erzeni" shitën qumësht me

Deputeti Erion Brace ka nxjerrë ditën e sotme në Parlament, të dhëna të frikshme në lidhje me sigurinë ushqimore në vend.

Sipas Braces, ne fillim te ketij viti, kompania Lufra dhe Erzeni, kane shitur sasi te medha shishesh qumeshti me aflatoksine, pavaresisht kontrolleve dhe analizave te kryera. 

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, Braçe citoi fushatën e janarit kundër prodhimit vendas të qumështit.

“Kompania e qumështit Lufra po na shkatërron, uli çmimin, deri dje na akuzonin se i hedhim ujë qumështit, tani ka hapur fjalët se qumështi është me aflatoksinë”, citoi Braçe mesazhet e dërguara nga ana e fermerëve.

Sipas tij, ata I kanë kërkuar ndihmë duke theksuar se në kushtet kur refuzohej blerja e qumështit të fermerëve, ata detyrohen ta hedhin prodhimin në kanal.

“Në një mbledhje pronarja e ka poranuar hapur se e merr më lirë qumështin pluhur se atë vendas”, citoi Braçe mesazhin e një prej fermerëve gjatë fjalës së tij në Parlament. Sipas tij, fermeri në fjalë I ka theksuar se I ka bërë analizat e qumështit dhe ka dalë gjithçka në rregull.

"U bene analizat dhe kjo kompani nuk i merr parasysh", citoi me te Brace mesazhin e fermerit qe konfirmonte verifikimin e ceshtjes edhe me veteriner.  

“Lufra është bërë agresive dhe hakmerret me ne pasi publikove çështjen në parlament”, citoi Braçe ti ketë shkruar një tjetër prodhues qumështi nga zona e Lushnjes.

Alarmante, “Lufra" dhe "Erzeni" shitën qumësht me

Braçe theksoi se e gjitha kjo baltë është hedhur mbi prodhimin vendas nga ana e kompanisë private Lufra bazuar ne analizat e kryera prej saj, me laboratorë që nuk dihet sat ë certifikuar e akredituar janë teksa theksoi se analizat në laboratorët shtetërorë me analiza zyrtare kanë munguar.

Sipas Braçes, fushata se lopët po prodhonin qumësht kancerogjen ishte e gjitha një pretendim që dëmtoi prodhimin vendas në mënyrë krejtësisht të pabazuar. Madje jo vetëm kaq, por edhe ato pak raste analizash që janë bërë mbi qumështin, ka rezultuar se kompania Erzeni ka shitur rreth 13 shishe qumësht me analiza jo të rregullta aflatoksine kurse Lufra ka shitur mbi 11 mijë të tilla.

“Në mes të shkurtit kam marrë shkresë nga agjencia e Ushqimit, se për periudhën dhjetor 2025-janar 2026, nuk janë marrë mostra për tu analizuar për treguesin aflatoksinë.

Ndërkaq në dhjetor në Dimal është marrë vetëm një mostër për qumësht lope që ka rezultuar jo konform me analizat e aflatoksinës.

Është gjurmuar kjo sasi qumështi dhe bëhet fjalë për 13508 shishe qumësht të prodhuara nga kompania Erzeni, të shitura të gjitha ndërkohë që gjalpi është bllokuar i pa shitur”, tioi Brace.

Alarmante, “Lufra" dhe "Erzeni" shitën qumësht me

Në muajin shkurt, sipas tij informacioni që i është përcjellë është se janë analizuar pesë mostra të analizuara në lidhje me aflatoksinën, një përbërës i konfirmuar si kancerogjen në qumësht.

Agjencia Kombëtare e Ushqimit sipas Braçes ka informuar me saktësi edhe për analizat e vetme të certifikuara të kryera me përgjigjen e mesit të shkurtit 2026.

“Janë kamponuar në total 5 mostra lënde e parë qumësht lope, të cilat nga qendra laboratorike e ISUV kanë dalë me dy prej tyre me vlerë mbi normën e lejuar me treguesin aflatoksinë.

Nga pesë mostra, kanë dale vetëm dy me aflatoksinë, të cilat janë gjurmuar dhe qumështi ka furnizuar 11789 shishe qumështi 1.4 litra, dhe 1920 shishe 1.4 litra të gjitha të shitura dhe të pa kthyera pas për ndonjë shqetësim” – theksoi Braçe gjatë fjalës së tij.

Edhe pas kësaj situate, pas shkurtit, në Lushnje e Dimal nuk ka pasur asnjë kontroll apo marrje mostre me qumështin e prodhuar në zonë.

Brace theksoi se e gjithë sasia e misrit të infektuar me aflatoksinë është gjetur nga Tirana e në veri të Shqipërisë, por jo në zonën ku u ngrit ky alarm.

“Është thënë se laboratorët e vetë kompanive kanë analizuar qumështin me aflatoksinë, por laboratory shtetëror thotë se në këtë periudhë ka analizuar vetëm 5 mostra të marra”, theksoi më tej Brace.

Brace citoi një tjetër përgjigje se laboratorët e akredituar për produktet ushqimore janë vetëm ata të ISUV dhe Laboratori doganor, por asnjë laborator i kompanive private.

“Nga analiza rezultojnë vetëm dy mostra em aflatoksinë, e gjitha e shitur dhe e konsumuar”, theksoi Brace duke vënë kështu në dukje faktin tronditës se qumështi i tillë me gjithë analizat është shitur nga kompanitë tek konsumatori.

Ne replike me Ministrin e Bujqesise, Brace theksoi se ka mb 90 mesazhe denoncuese nga fermeret qe jane ankuar per demtimin e prodhimit te tyre nga ana e kompanive qe si interesa kane pasur uljen e cmimit te qumeshtit me qellim per ta blere ate me lire.

"Te nxitur nga kompanite, fermeret u detyruan te blejne antimykotike dhe ti dyndin lopet me te", theksoi Brace. Sipas tij, shifrat tregojne rritjen e sasive te qumeshtit qe fabrikat dhe kompanite kane marre nga importi, pa cilesi, por me cmim me te favorshem duke dale keshtu me fitim.

Cfare efektesh ka aflatoksina ne shendetin e njerezve

Aflatoksinat janë toksina të rrezikshme që prodhohen nga disa lloje kërpudhash (myku), si Aspergillus flavus, të cilat mund të infektojnë ushqimin e bagëtive. Kur lopët konsumojnë ushqim të ndotur, ato e metabolizojnë aflatoksinën, e cila pastaj kalon direkt në qumësht.

Pasojat e konsumimit të qumështit me aflatoksinë në shëndet ndahen në dy kategori kryesore:

1. Efektet Kronike (Konsumi afatgjatë)
Kjo është pasoja më e përhapur, pasi toksina mund të grumbullohet në trup me kalimin e kohës:

Dëmtimi i mëlçisë: Aflatoksina njihet si një nga substancat më të fuqishme kancerogjene natyrore. Ajo lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rrezikut për kancerin e mëlçisë (karcinoma hepatocelulare).
Dobësimi i sistemit imunitar: Ekspozimi i vazhdueshëm ul aftësinë e trupit për t'u mbrojtur nga infeksionet dhe sëmundjet virale.
Probleme me rritjen te fëmijët: Studimet kanë treguar se fëmijët që konsumojnë qumësht të ndotur me aflatoksinë mund të pësojnë ngecje në rritjen fizike dhe zhvillimin kognitiv.

2. Efektet Akute (Aflatoksikoza)
Kjo ndodh kur konsumohen doza shumë të larta në një kohë të shkurtër, ndonëse është më e rrallë përmes qumështit në krahasim me drithërat:

Dëmtim i menjëhershëm i mëlçisë (nekrozë).
Verdhëz (jaundice).
Të vjella dhe dhimbje abdominale.
Në raste ekstreme, dështim akut i mëlçisë që mund të jetë fatal.

Pse është e vështirë të eliminohet?
Është e rëndësishme të theksohet se aflatoksina nuk shkatërrohet nga nxehtësia. Pra, as zierja e qumështit në shtëpi dhe as procesi i pasterizimit apo sterilizimit (UHT) në fabrikë nuk e eliminojnë toksinën nëse ajo është e pranishme në qumështin e papërpunuar.

ME TE LEXUARAT