Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
Lajmifundit
/
9 Prill 2026, 14:53
Aktualitet

Ndonëse në Kuvend debati politik ishte i nxehtë, Sali Berisha ka gjetur kohë gjatë seancës për të lexuar lajmet ndërkombëtare.
Sikurse duket në foto Berisha mban në tabletin e tij të hapur faqen e “Daily Mail online”.
Në pamje duken teksa qëndron dhe lexon titullin e një lajmi për Melania Trump dhe një tjetër për presidentin e SHBA, Donald Trump.


