Maliq/ Po shkonte drejt makinës së tij pasi mbaroi mësimin, mësuesi ndërron jetë në vend

Aktualitet

Maliq/ Po shkonte drejt makinës së tij pasi mbaroi mësimin,

Një person ka ndërruar jetë në Maliq, në fshatin Marjan.

Viktima është një mësues nga rrethi i Devollit, i cili punonte në shkollën e zonës.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të procesit mësimor.

Mësuesi me iniciale A.B. është gjetur i pajetë në rrugë, ndërsa po shkonte drejt makinës së tij.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është një infarkt i papritur.

Për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore, trupi do të transportohet drejt morgut të spitalit të Korçës pas disa orësh.

Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT