Irani i përgjigjet Trump për Italinë: S’kemi arsye ta godasim Romën, e duam popullin italian

Bota

Irani i përgjigjet Trump për Italinë: S’kemi arsye ta

Përfaqësi iraniane kanë reaguar ndaj deklaratave të forta të presidentit amerikan Donald Trump mbi rrezikun bërthamor dhe kërcënimet ndaj Evropës.

“Pse duhet të godasim Italinë? Ne e duam popullin italian, futbollin dhe ushqimin. Dhe i duam Romën, Milanon, Venecian, Firencen, Napolin e gjithë qytetet e saj”, thuhet në reagimin e tyre sipas Corriere della Sera.

“Irani ka një armë bërthamore që do ta hidhte në erë Italinë për dy minuta”, ishte deklarata e Trump për Italinë teksa fliste në Corriere della Sera, e cila u pasua nga përgjigja e palës iraniane.

Reagimi i cituar nga vetë gazeta e njohur italiane, vjen nga ambasada e Iranit në Tajlandë përmes një postimi në platformën X, ku nënvizohet admirimi për Italinë, një qasje kjo që sipas Corrieres mund të ketë edhe një tjetër interpretim: Strategjia që ajatollahët po përdorin pas dështimit të bisedimeve në Islamabad mund të jetë ushqimi i ndasive në radhët e një Bashkimi Europian të brishtë me pasigurinë, mosvendosjen dhe frikërat e tij.

Sipas Corrieres, tani që lufta i ka kushtuar Evropës 22 miliardë euro në faturat e energjisë, që edhe Giorgia Meloni dhe sovranistët francezë apo gjermanë po përpiqen t’i shmangen përqafimit mbytës të Trump, në Teheran kanë kuptuar se strategjia e BE-së duhet rishikuar. Dhe se, më shumë se një vit pas fjalimit të famshëm të Vance në Mynih, kur zëvendëspresidenti erdhi të vizatonte manifestin MAGA, atmosfera në Evropë po ndryshon.

ME TE LEXUARAT