Mashtrimet kibernetike në rritje, eksperti i sigurisë zbulon detajet: Ja çfarë duhet të dini për t’u mbrojtur

Në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua këtë të enjte mbi rrezikun në rritje të mashtrimeve online dhe mënyrat për t’u mbrojtur prej tyre.
I ftuar në studio ishte eksperti i sigurisë kibernetike pranë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Kristian Josifi, i cili shpjegoi disa nga format më të zakonshme të fushatave mashtruese në internet.
Sipas tij, një nga elementët kryesorë për të identifikuar një mashtrim është verifikimi i dërguesit.
Ai theksoi se përdoruesit duhet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj numrave apo adresave nga të cilat vijnë mesazhet, edhe në rastet kur ato duken si numra shqiptarë.
Eksperti apeloi për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes nga ana e qytetarëve, duke theksuar se mashtrimet online po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.


