Gjermani/ Tre punonjës humbin jetën në fabrikë lëkure, dy të tjerë në gjendje kritike
Lajmifundit
/
16 Prill 2026, 21:34
Bota

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë në një fabrikë lëkure në Runkel, në landin Hessen të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës brenda objektit industrial.
Sipas policisë, punonjësit janë përfshirë në incident në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.


