Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, tre shqiptarët prangosen nga policia italiane

Tre banorë shqiptarë të Mantovës u arrestuan këtë të martë, 21 prill për trafik droge nga Policia italiane e Trevizos dhe Mantovës, të koordinuara nga Zyra e Prokurorit Publik të Trevizos.
Gjatë arrestimit, ata sekuestruan mbi 150 kilogramë kokainë, ndërsa i pari që u vu në pranga në zonën e Trevizos ishte një 48-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjetën 20 kilogramë kokainë dhe gjysmë kilogrami kanabis të fshehur në një ndarje të hapur elektromagnetikisht nën sediljet e përparme të makinës së tij.
Shitja e drogës ishte ndjekur nga agjentët të cilët më pas gjurmuan dy shitësit, të dy banorë të Mantovës. Kontrolli në shtëpinë e S. E, 31 vjeç , dhe K. M (34), të dy shqiptarë, çoi në zbulimin nën shtratin e 31-vjeçarit, të 122 blloqeve të tjera me kokainë, për një total prej 150 kilogramësh kokainë, si dhe para kesh me vlerë afërsisht 55,000 euro. Makinat e të dyve u kontrolluan gjithashtu, pasi të dy kishin ndarje të fshehura për të fshehur drogën që mbanin me vete.
Arrestimet e së martës në Mantua rrjedhin nga hetimi që çoi në arrestimin e shtetasit me inicialet D. A më 3 prill pranë stacionit të trenit San Trovaso di Preganziol (Treviso), kur oficerët gjetën gjashtë blloqe me vlerë gati shtatë kilogramë kokainë në bagazhin e makinës së tij. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim në burgun e Trevisos./ Il Giorno.


