Burg përjetë për Naim Murselin, vëllai i Liridona Ademajt mes lotësh: Na lehtësoi sadopak dhimbjen

Kosovë&Rajon

Burg përjetë për Naim Murselin, vëllai i Liridona Ademajt

Naim Murseli është dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Prishtinës për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Pas përfundimit të seancës, vëllai i saj dha një prononcim për mediat, i prekur, u shpreh se ky vendim lehtësoi sadopak dhimbjen e tij dhe familjarëve të tjerë.

“Sot është ajo që kemi thënë që nga fillimi: Naimi dhe Kushtrimi e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre për jetë. Për Kushtrim Kukollën, për këtë mund të flasë avokati se çfarë dënimi kemi pritur për të.
Vendimi i sotëm sadopak na ka lehtësuar dhimbjen, ka qenë i pritur nga gjithë populli shqiptar dhe jo vetëm familja”, u shpreh ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

ME TE LEXUARAT