Rama në Forumin Ekonomik të Dephit në Greqi/ Takim me Mitsotakis, çfarë do të diskutohet

Aktualitet

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit në Greqi/ Takim me Mitsotakis,

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Dephit, që mbahet në datat 21–23 prill dhe mbledh çdo vit liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Në këtë forum do të diskutohen sfidat kryesore globale, me synim forcimin e dialogut ndërkombëtar, shkëmbimin e ideve dhe hartimin e politikave që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Gjatë vizitës, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ku fokusi do të jetë forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe avancimi i punës për dokumentin e ri të partneritetit strategjik Shqipëri–Greqi.

Në kuadër të forumit, do të nënshkruhet gjithashtu një Memorandum Mirëkuptimi mes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A., në një ceremoni të veçantë.

ME TE LEXUARAT