Mbyllet protesta e 74-të kundër qeverisë Rama, qytetarët shprehen të vendosur deri në largimin e kryeministrit
Qytetarët, sikurse çdo ditë, u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, dhe më pas vijuan për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, duke i kërkuar dorëheqjen kryeministrit.
Ata ia dedikuan fjalimet e ditës së sotme rinisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ndërsa artikuluan problemet me të cilat ata përballen për shkak të keqqeverisjes, ndërsa detyrohen të marrin rrugën e emigrimit.
Protestuesit folën gjithashtu edhe përmes pankartave dhe një mesazhi që ata lanë në shesh pasi mbyllën fjkalimet, ku shkruhej: Rinia prin.
Më pas ata marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit duke brohoritur se qeveria nuk i përfaqëson ndaj ata kërkojnë revolucion për vendin.

