Zjarri i madh pranë Lundrës, flakët dhe tymi duken nga qendra e Tiranës
Lajmifundit
/
12 Gusht 2026, 22:25
Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të jetë aktiv në zonën e Daiasit, pranë Lundrës, ndërsa flakët dhe reja e dendur e tymit janë të dukshme edhe nga qendra e Tiranës.
Pamjet që po qarkullojnë nga kryeqyteti tregojnë intensitetin e vatrës, e cila ka përfshirë një zonë kodrinore dhe vijon të përhapet.
Flakët dallohen qartë edhe nga lartësitë e Tiranës, ndërsa tymi është shtrirë mbi zonën përreth.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.


