Ç'po ndodh në Vlorë/ Forca të shumta policie në hyrje të Lungomares, kontrolle në disa banesa
Lajmifundit
/
12 Gusht 2026, 22:30
Aktualitet

Forca të shumta policie, përfshirë efektivë të armatosur, kanë rrethuar zonën në hyrje të Lungomares në Vlorë, ku janë zhvilluar kontrolle në disa banesa.
Sipas policisë, aksioni është ndërmarrë në kuadër të operacionit për lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim.
Kontrollet vijojnë në zonë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të bërë të ditura detajet e operacionit, si dhe identitetin e personave të përfshirë.


