Merr flakë një bombol gazi në një pallat në Vlorë
Lajmifundit
/
17 Dhjetor 2025, 17:57
Aktualitet

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e katërt të një pallati në Vlorë.
Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë izolimin e flakëve.
Falë ndërhyrjes në kohë, është shmangur shpërthimi i bombolës dhe nuk raportohet për persona të lënduar.


