Ministri Gonxhe paralajmëron luftë abuzimit me çmimet/ Deklaron zgjerim të plazheve publike

Hapësirat publike në plazhet e Shqipërisë janë zgjeruar ndjeshëm gjatë sezonit turistik 2026. Të dhënat e publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tregojnë një rritje të numrit të parcelave të administruara publikisht.
Sipas Gonxhes, këtë vit në vend janë në funksion 1,689 parcela dhe stacione plazhi me administrim publik, ndërsa në vitin 2025 numri i tyre ishte 1,014.
Në total, bëhet fjalë për 675 parcela më shumë, ose një rritje prej rreth 67% krahasuar me një vit më parë.
Edhe sipërfaqja e vënë në dispozicion si plazh publik është zgjeruar. Nga 2.88 milionë metra katrorë në vitin 2025, këtë vit ajo ka arritur në rreth 3.18 milionë metra katrorë.
Kjo përkthehet në rreth 303 mijë metra katrorë hapësirë publike shtesë, ose një rritje prej 10.5% brenda një viti.
Një tjetër ndryshim i sezonit 2026 është përfshirja e bashkive në administrimin e plazheve. Sipas të dhënave të ministrit, 124 parcela menaxhohen nga njësitë vendore, duke krijuar një kategori të re shërbimi të formalizuar këtë vit.
Shifrat e publikuara nga ministri vijnë në një kohë kur administrimi i hapësirave publike në bregdet mbetet një prej çështjeve më të diskutuara gjatë sezonit turistik.


