Moti i keq në Shkodër, 266 hektarë ende në ujë, rruga për në fshatin Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

Aktualitet

Moti i keq në Shkodër, 266 hektarë ende në ujë, rruga

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara.

Nga monitorimi periodik në terren diten e sotme datë 10.01.2021,ora 8.00.

Situata e lumenjve:

Nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë por gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar rritje të niveleve të lumenjve me rreth 10-20 cm krahasuar me një ditë më parë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.30 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.05 m.Në njësinë administrative Dajç niveli i ujit është 6.48m.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e permbytur 266 Ha. Nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50 cm
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 130 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan.
Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 35 Ha, kryesisht në Pentar.
Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 101 Ha,
Bashkia Shkodër është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe ka një tendencë tërheqje të ujit nga zonat me prani të tij.

ME TE LEXUARAT