Ndërron jetë babai i kreut të PL, Ilir Metës i jepet leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Ka ndërruar jetë Rexhep Meta, babai i kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve, të cilat konfirmojnë gjithashtu se Meta do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së të atit për në banesën e fundit.
Sipas të njëjtave burime, ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.
Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.
Kujtojmë se ish-presidenti ndodhet në qeli që nga 21 tetori 2021 kur u arrestua nga BKH.