Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja kush emërohet Drejtor i Sigurisë Publike

Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja kush emërohet Drejtor i

Dhimitraq Ziu është emëruar Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, pasi doli fitues në procesin e konkurrimit për këtë pozicion.

Me këtë emërim, ai merr edhe gradën “Drejtues i Lartë”.

Drejtues i Parë Rebani Jaupi, që ushtronte detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është transferuar dhe emëruar Përgjegjës i Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

ME TE LEXUARAT