Katerina “merr në duar” zemrën e Eminem, kush është vajza shqiptare që ka “çmendur” reperin
Katerina Malota, stilistia dhe grimieria me origjinë shqiptare po thuhet se i ka “vjedhur” zemrën reperit Eminem. Bukuroshja bionde e cila prej vitesh jeton në Birmingham, Michigan, po lakohet gjerë e gjatë nga mediat e huaja dhe po flitet se prej kohësh është duke shijuar një romancë me 53-vjeçarin.
Historia e tyre mund të themi me plot gojë që është si ato historinë nëpër filmat amerikanë! Katerina prej vitesh është kujdesur për flokët e Eminem në klipet e tij dhe mesa duket tani do të kujdeset edhe për “zemrën” e këngëtarit.
Deri më tani nuk ka asnjë foto apo reagim nga të zotët e punës, por ashtu si dhe një shprehje e urtë e thotë: “Ku ka zë, nuk është pa gjë!”.
Shqiptarja njihet gjerësisht në industrinë e “Vip-ave” pasi prej vitesh ka punuar në sfilata, nga Nju Jorku në Paris me disa nga stilistët kryesorë në botë. Përveç stilimit të personazheve të famshëm, ajo ka qenë edhe mentoria e talenteve të reja në Kolegjin prestigjioz të Artit dhe Dizajnit Central Saint Martins në Londër.
Qasja e saj inovative ndaj bukurisë ka fituar njohje në revistat kryesore të modës, përfshirë Allure . Kur nuk udhëton për projekte me personazhe të famshëm, Malota e ndan kohën e saj midis klientëve në Birmingham, Michigan, Miami dhe Neë York. Ajo gjithashtu ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.