Rritet cmimi për karikimin e makinave elektrike, zbardhet VENDIMI i plotë i ERE, ja kush e propozoi

Aktualitet

Rritet cmimi për karikimin e makinave elektrike, zbardhet VENDIMI i

Perdoruesit e makinave elektrike ne Shqiperi do te kene nje kosto me te larte per karikimin e tyre qofshin ata individe apo kompani taksish apo operatore te tjere qe perdorin automjete elektrike. 

Nje vendim i Entit Rregullator te Energjise Elekttrike ka vendosur percaktimin e cmimit me te cilin do te tarifohen linjat qe perdoren per karikimin e makinae elektrike. Lajmifundit.al pa kete vendim ku thuhet se: 

Pika/stacione karikimi të makinave elektrike me fuqi të intaluar mbi 11kW do te tarifohen nga 22 leke per kilovat deri tani, me cmimin e ri 25.3 leke per kilovat. Vendimi mban Nr. 255, Datë 15.10.2025 citohet ne dokumentin e ERE.

Vendimi ne fjale mund te sjelle vec kostos se shtuar per individet qe perdorin makina elektrike edhe rritje te cmimeve nga operatoret e biznesit qe perdorin makina te tilla per sherbime taksi apo ne fusha te tjera.

Orari në pik gjatë të cilit do të aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar në pik është:

Për periudhën 1 Nentor - 31 Mars ora 18:00 - 22:00

Për periudhën 1 Prill - 31 Tetor ora 19:00 - 23:00

Vendimi i ERE, mesohet se ka ardhur pikerisht pas nje kerkese te paraqitur ne tetor 2025 nga vete Operatori i Furnizimit, FSHU.

Ne vendim, citohet se: Shoqëria FSHU sh.a., me shkresën nr. 5199 prot., datë 03.10.2025, protokolluar në ERE menr. 2586 prot., datë 06.10.2025, ka depozituar kërkesën “Për rivlerësimin e të ardhurave dhe miratimin e çmimit të diferencuar të shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave
elektrike”.
- FSHU sh.a., bën me dije se struktura e konsumit të energjisë gjatë periudhës 8-mujore të vitit
2025, ka pësuar ndryshime të rëndësishme në drejtim të rritjes së energjisë së konsumuar për
karikimin e makinave elektrike, përdorimi i të cilave po rritet me shpejtësi, duke sjellë nevojën
e krijimit të një kategorie të re konsumatore, nisur dhe nga fakti se numri i makinave të
regjistruara sipas publikimeve zyrtare të DPSHRT vijon të ketë një rritje të shpejtë nga viti në
vit dhe pritet të jetë i tillë edhe për periudhat në vazhdim.

- Nga analiza e të ardhurave dhe shpenzimeve të realizuara për periudhën janar–gusht 2025,
konstatohet se shoqëria ka ruajtur një performancë financiare pozitive, ndërkohë që kostoja e
disbalancave ka rezultuar dukshëm më e lartë se niveli i parashikuar në planifikimin fillestar.

- FSHU sh.a., argumenton se tejkalimi i kostove të disbalancave lidhet kryesisht me shtimin e
konsumit nga pikat/stacionet e karikimit të makinave elektrike të cilat kanë një fuqi të instaluar
mbi 11 kW dhe me pamundësinë për parashikim të saktë të profileve të karikimit (intensitet i
lartë në fillim të karikimit, variabilitet kohor, përdorim paralel i më shumë se një automjeti,
etj.).

- Numri i automjeteve elektrike të regjistruara deri në maj 2025 ka reflektuar rritje afërsisht 26%
në 5-mujorin e parë 2025, ndërkohë që rritja e stacioneve të karikimit me fuqi të instaluar
11kW ka sjellë edhe rritje të konsumit nga kjo tipologji.

- Në kushtet e mësipërme dhe duke respektuar parimet e kosto-reflektimit, transparencës dhe
jodiskriminimit, vlerësohet se shtesa mesatare e kostos së disbalancave që i atribuohet kësaj
kategorie arrin rreth 8 lekë/kWh, mbi çmimin mesatar ekzistues të shitjes që mbulon kostot e
planifikuara (14 lekë/kWh); për rrjedhojë FSHU sh.a., propozon çmimin 22 lekë/kWh për
energjinë e konsumuar në stacionet e karikimit të makinave elektrike me fuqi të instaluar mbi
11kW.

- Nga aspekti teknik, furnizimi i makinave elektrike kryhet nëpërmjet pikave/stacioneve të karikimi, të cilat kanë fuqi të instaluar në bazë të përdorimit pikave/stacioneve. Konsumatorët
familjar apo jo familjar të cilët përdorin tipologji karikuesish slow charge (AC) për qëllime të
karikimit të një makine elektrike për përdorim vetjak kërkojnë një shtesë fuqie apo pikë lidhje
të re deri në një fuqi prej 11 kW, kjo bazuar edhe në kapacitet aktuale të karikimit në AC të
makinave elektrike, ndërkohë, për pikat/stacionet të cilat karikojnë pa ndërpreje me fast charge
(DC) mbi një makinë elektrike njëkohësisht kërkojnë një fuqi të instaluar shumë herë më të
madhe.

- Çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e
karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW nga FSHU sh.a. do të rekuperojë kostot e
disbalancave që priten të shkaktohen në vijim nga kjo kategori konsumatorësh të cilat, sipas
deklarimeve dhe analizave të shoqërisë, janë shkaktuar kryesisht nga rritja e ndjeshme e
konsumit të energjisë elektrike në pikat/stacionet e karikimit të makinave elektrike me fuqi të
instaluar mbi 11kW.

- Kjo kategori konsumatori, përbën një segment të ri në tregun e energjisë, ka sjellë vështirësi të
theksuara në parashikimin e sasisë së energjisë dhe profileve të karikimit, për shkak të
ndryshueshmërisë së kohës së karikimit, intensitetit të lartë të ngarkesës në fazat fillestare të
karikimit, si dhe përdorimit paralel të karikuesve me fuqi të lartë në njësi të shumta.

- Në këtë kuptim, çmimi i shitjes së energjisë elektrike do të reflektojë parimin e kostos reale të
shërbimit që krijohet nga kjo kategori konsumatore, në përputhje me parimet e transparencës,
jodiskriminimit dhe kosto-reflektimit të përcaktuara në “Metodologjinë për përcaktimin e
çmimeve për shitjen e energjisë elektrike me pakicë që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit
Universal (FSHU)”.

- Çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në stacionet e
karikimit është propozuar të aplikohet vetëm për abonentët familjarë dhe jofamiljarë me fuqi
të instaluar mbi 11 kW, të cilët shfrytëzojnë kapacitetin e lejuar për karikimin e mjeteve
elektrike në pika ose stacione karikimi.

- Ndërkohë, abonentët me fuqi të instaluar deri në 11 kW, të cilët përdorin pajisje karikimi me
teknologji slow charge (AC) për nevoja vetjake, vijojnë të tarifohen me çmimet aktuale të
shitjes sipas kategorisë së konsumatorit.

- Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, si
dhe “Metodologjisë së përcaktimit të çmimeve për shitjen e energjisë elektrike me pakicë tek
klientët fundorë që furnizohen nga furnizuesi i shërbimit universal FSHU”, çmimet e shitjes
me pakicë të energjisë elektrike për klientët sipas nivelit të tensionit ku janë lidhur duhet të
reflektojnë plotësisht kostot që ato shkaktojnë për marrjen e shërbimit të furnizimit me energji
elektrike, të jenë transparente dhe jo-diskriminuese. Qartësisht kjo metodologji parashikon se
të ardhurat e kërkuara (RR) të Furnizuesit Universal do të përbëhen ndër të tjera edhe nga;
Kostot e lidhura me disbalancat përkatese si dhe çdo lloj kostoje tjetër që ka të bëjë me
sigurimin e energjisë elektrike dhe kapacitetit që kërkohet (neni 6 pika 1 gërma a). Po ashtu,
të ardhurat e kërkuara për çdo kategori klientësh, do të krahasohen me të ardhurat e pritshme
 bazuar në nivelin aktual të çmimeve për çdo kategori klientësh. Tepricat apo mungesat do të
identifikohen për secilën nga kategoritë (neni 8).

- Në këtë kuptim, kërkesa e FSHU sh.a., nuk përmban elementët e një aplikimi për përcaktimin
apo rishikimin në tërësi të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike me pakicë, për
konsumatorët që shërbehen në kushtet e shërbimit universal të furnizimit, por evidenton
nevojën për kategorizimin e një grupi të ri konsumator dhe rivlerësimin e kostove të shitjes së
energjisë elektrike për këtë kategori, përmes të cilit të ardhurat që do të krijohen do të shërbejnë
për mbulimin e kostove të shkaktuara nga kjo kategori në periudhën në vazhdim.

- Në zbatim të sa më sipër, ERE në fillim të vitit 2025 kreu analizat dhe vlerësimet e saj mbi
nivelin e të ardhurave të kërkuara dhe çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për klientët që
furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, mbi të cilat u mbështet dhe vendimi i bordit
të ERE-s nr. 10, datë 08.01.2025.

- FSHU sh.a. duhet t’i përmbahet realizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve brenda
parashikimeve të komponentëve të të ardhurave të kërkuara të vitit 2025, mbi të cilat është
mbështetur dhe vendimi i bordit të ERE-s në fuqi.

- Ndër te tjera për vlerësimin e sa më sipër, janë marrë në konsideratë edhe studimet e IEA
(2024), ENTSO-E (2021, 2023) dhe NREL (2020), për rikatekorizimin sipas fuqisë së instaluar
prej 11kW.

- Në përfundim, të gjitha burimet e marra në konsideratë arrijnë në përfundimin së rrjeti elektrik
po bëhet më kompleks me shtimin e burimeve të rinovueshme dhe stacioneve të karikimit,
zhvillime të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative për balancim.
- Nisur nga të dhëna e analizuar, kosto mesatare mujore e disbalancave mbi plan dhe konsumit
mesatar mujor të pikave/stacioneve të karikimit të makinave elektrike arrin në 8 lekë/kWh.
Duke marrë në konsideratë parimet mbi të cilat kryhet përcaktimi i çmimeve si: kosto-
reflektuese, transparente dhe jodiskriminuese, vlerësojmë se kjo kosto duhet të shtohet mbi
çmimin e shitjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.4 kV
meqënëse kosto e disbalancave e planifikuar mbështetur në vlerat e lejuara nga ERE mbulohen
nga çmimi 14 lekë/kWh.

- Çmimi prej 22 Lekë/kWh do të aplikohet nga data 1 Nëntor 2025 për të gjithë abonentët
familjarë dhe jofamiljarë, të cilët për qëllime të karikimit të një makine elektrike për përdorim
vetjak kërkojnë një shtesë fuqie apo pikë lidhje të re me kapacitet të instaluar mbi 11 kW që
mund të shfrytëzojnë kapacitetin e lejuar për karikim mjetesh elektrike. Ndërkohë që për
abonentët me fuqi të instaluar deri në 11 kW FSHU sh.a., kërkon të vijojë aplikimi i çmimeve
respektive të miratuara nga ERE.

- Sikurse aplikohet në kategoritë e tjera konsumatorë, çmimi i shitjes së energjisë aktive në pik
do të jetë 15% më i lartë se çmimi i shitjes së energjisë aktive qe i korrespondon kësaj
katergorie.

- Çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e
karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW do të aplikohet nga data 1 Nëntor 2025.
- Sa i takon energjisë elektrike e cila konsumohet në pik nga kjo kategori, sikurse aplikohet në
kategoritë e tjera konsumatore, çmimi i shitjes së energjisë aktive në pik do të jetë 15% më i
lartë se çmimi i shitjes së energjisë aktive.

- Duke qenë se, të dhënat mbi të cilat është kryer ky vlerësim janë paraprake, ERE në momentin
e paraqitjes së aplikimit të rishikimit të çmimeve me pakicë të shoqërisë FSHU sh.a. sipas
përcaktimeve të legjislacionit në fuqi (ose në varësi të rrethanave edhe me iniciativën e saj),
në rast të konstatimit të ndryshimeve të komponentëve përllogaritës të të ardhurave të kërkuara,
do të kryej korrigjimet përkatëse në zbatim të “Metodologjisë së përcaktimit të çmimeve për
shitjen e energjisë elektrike me pakicë tek klientët fundorë që furnizohen nga Furnizuesi i
Shërbimit Universal (FSHU)”, miratuar me vendimin e bordit të ERE-s nr. 189, datë
23.11.2017. 

Rritet cmimi për karikimin e makinave elektrike, zbardhet VENDIMI i

ME TE LEXUARAT