Nga qershori deri më tani është shtrenjtuar me 30%/ Çmimi i naftës tjetër rekord, ja me sa lekë shitet litri (FOTO)

Me 30% është rritur çmimi i naftës brenda më pak se tre muaj. Nga 176 lekë që kushtonte një litër naftë më 19 qershor kur qeveria vendosi të ndërpresë funksionimin e Bordit të Transparencës, sot në pikat e pakicës po shitet me 229 lekë litri.
Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, e cila po u kushton xhepit të qytetarëve 219 lekë për litër nga 166 lekë që ishte në qershor. Pra është rritur me rreth 32% gjatë kësaj periudhe kohore.

Ky shtrenjtim ka ardhur për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, që ka goditur rrugët kryesore të transportit, duke sjellë rënie të fortë të anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.
Këto janë çmimet më të larta me të cilat po përballen qytetarët, në kushtet kur në fuqi nuk ka asnjë masë për t’i mbrojtur nga një shtrenjtim i mëtejshëm.


