Ngërçi me pagat/ Administrativja jep urdhër të prerë financave dhe thesarit të kalojnë pagat për GJKKO-në

Gjykata Administrative ka urdhëruar Financat dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO. Ky urdhër është vetëm për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë, ndërkohë që ankimet e disa gjykatave të tjera janë në shqyrtim.
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese.
Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.
Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.


