U emërua ministër i Brendshëm dhe i Pushtetit Vendor, postet që ka mbajtur Ervin Demo, nga zv.rektor në kryebashkiak të Beratit

Politikë

U emërua ministër i Brendshëm dhe i Pushtetit Vendor, postet
Ervin Demo është pasuesi i Besfort Lamallarit në krye të Ministrisë së Brendshme, pas shkarkimit të këtij të fundit nga kryeministri Edi Rama.

Ministri i ri i Brendshëm Demo ushtron prej shtatorit 2025 detyrën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Të dyja këto diskastere do të bashkohen, njoftoi së fundmi Rama.

Demo ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Beratit (2019–2025), ku u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, si dhe zhvillimin e turizmit.

Më herët, gjatë 2017–2018, ai ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në periudhën 2012–2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës. Karriera e tij është e lidhur ngushtë me arsimin e lartë. Që prej vitit 2004, ai është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Demo ka kryer studimet e larta në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas, ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, Itali, duke u specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

ME TE LEXUARAT