Spartak Ngjela: Konsullata serbe në Shkodër! Akt antikombëtar! Të shohim çfarë do bëjnë shqiptarët dhe SPAK

Hapja e një Konsullate të Serbisë në Shkodër ka shkaktuar një furtunë të vërtetë politike në Shqipëri dhe jo vetëm.
Zërave të fuqishëm kundër i është bashkuar edhe ish-deputeti Spartak Ngjela.
Avokati e cilëson një akt antikombëtar dhe që meriton reagimin e shqiptarëve dhe një hetim nga SPAK. Ai thekson se vendimi nuk mund të pranohet kurrë nga ligji dhe Parlamenti, por vetëm nga agjentët e Beogradit.
“Hapja e institucionit ndërkombëtar – Konsullata e Serbisë në Shkodër – është kërkesë që në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë. Ai që po e propozon dihet se kush është. Atëherë?”, shkruan ai mes të tjerash në postimin e tij në rrjetin social.
Në fund ngre pyetjen se tani mbetet për të parë çfarë do bëjnë shqiptarët dhe SPAK-u.
Postimi i Spartak Ngjelës:
“Hapja e institucionit ndërkombëtar – Konsullata e Serbisë në Shkodër – është kërkesë që në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë.
Ai që po e propozon dihet se kush është.
Atëherë?
Të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe SPAK përballë një akti të tille antikombëtar”.


