“O Ramë o fosil, ik me Salën në azil”/ Sheshi ushton nga thirrjet : Ju erdhi fundi! Të dëgjohemi deri në Surrel

Edhe pse prej 11 ditësh qytetarët janë në shesh ku m blidhen për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, atmosfera është njëlloj e zjarrtë.
Mes brohoritjeve më të forta që u dëgjuan nga protestuesit ishte edhe thirrja simbol e kësaj proteste “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Pjesëmarrësit kërkuan përgjegjësi politike dhe drejtësi për zhvillimet e viteve të fundit.
Në vijim të protestës, qytetarët ngritën zërin edhe më fort me thirrje si “Ju erdhi fundi”, ndërsa pjesëmarrësit bënë thirrje që zëri i tyre të dëgjohej “deri në Surrel”.






“O Ramë o fosil, ik me Salën në azil”, dëgjohej thirrja e qytetarëve.
Nuk munguan as referencat historike dhe kombëtare. Në një moment të protestës u dëgjua thirrja “Lidhja e Prizrenit është gjallë”, slogan që u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje nga një pjesë e pjesëmarrësve.


