"Pa fjalime, pa media, pa lule, afër varrit të gruas sime"/ Testamenti i Rexhep Qosjes
Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka lënë një testament të shkruar në vitin 2016, ku shpreh qartë dëshirën për mënyrën se si kërkon të përcillet në banesën e fundit.
Ai kërkon që varrimi të bëhet pa ritual fetar, pa praninë e mediave dhe pa ceremoni zyrtare, duke theksuar se dëshiron një lamtumirë të thjeshtë vetëm me familjarët e ngushtë.
“Pa fjalime, pa media, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës”, shkruan Qosja, duke lënë si përgjegjës për kujdesin e varrimit nipin e tij, Valjetin.
Në testament, Qosja shprehet se ka jetuar duke besuar në mendimin shkencor, lirinë dhe përparimin shoqëror, ndërsa thekson se jetën dhe veprimtarinë e tij ia ka kushtuar çështjes shqiptare dhe idealeve demokratike.
Ai shton gjithashtu se ka jetuar në mënyrë kritike ndaj pushteteve dhe se varrimin e sheh si një akt privat dhe të thjeshtë, në përputhje me mënyrën e tij të jetesës


