BE shtyn përpara zgjerimin në Ballkan, Marta Kos: Greqia jep mbështetje për Shqipërinë dhe vendet kandidate

Politikë

BE shtyn përpara zgjerimin në Ballkan, Marta Kos: Greqia jep

Bashkimi Europian ka rikonfirmuar angazhimin e tij për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se procesi mbetet një prioritet strategjik për unionin. Sipas zyrtarëve të lartë të BE-së, Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht ndër vendet që po kryesojnë në përparimin drejt integrimit europian.

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerim, Marta Kos, zhvilloi së fundmi takime në Greqi me drejtues të lartë të vendit, ku mori garanci për mbështetjen e Athinës në këtë proces. Ajo diskutoi zhvillimet në vendet kandidate si Shqipëria, Mali i Zi, si dhe në Ukrainë e Moldavi, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe progresit në rrugën europiane.

Edhe pala greke shprehu mbështetjen e saj për zgjerimin e BE-së në rajon. Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, deklaroi se qeveria e Greqisë mbetet e angazhuar fuqishëm në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe do të luajë një rol aktiv gjatë presidencës së saj në Këshillin e BE-së.

Gjatë bisedimeve u diskutuan gjithashtu edhe marrëdhëniet e BE-së me Turqinë dhe çështje që lidhen me shtetet anëtare, përfshirë Qipron. Procesi i zgjerimit mbetet një nga temat kryesore në agjendën europiane, me synimin për të forcuar stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon.

ME TE LEXUARAT